Ministrja Bajrami: nga 14 dhjetori fillon aplikimi online për 10-përqindshin e Trustit. Pagesat çdo 15 ditë

Ministrja e Financave, znj. Hykmete Bajrami ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin Kallxo.com dhe ka shpalosur për qytetarët detaje të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. Ajo ka treguar se kur qytetarët e Kosovës mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Gjatë intervistimit, Bajrami tha se tërheqja e parave në Trust bëhet përmes aplikimit online dhe do të hapet më 14 dhjetor.

Ajo përmendi faktin se është një numër i madh i kontribuuesve në Trust, diku rreth 639 mijë kontributdhënës dhe qasja e aplikimit në formë fizike do të ishte problematike. Prandaj kanë vendosur që aplikimi të bëhet online.

“Bëhet fjalë për 639 mijë kontributdhënës dhe nuk ka pasur asnjë formë tjetër, jemi në kohën e pandemisë dhe është problematike me bë aplikimin fizik. Aplikimi hapet më 14 dhe çdo 15 ditë kryhen pagesat”, tha ajo.

Ligji në fjalë, tanimë është i publikuar në Gazetën Zyrtare.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.