Miratohet nisma për kalimet e përbashkëta kufitare me Maqedoninë e Veriut

Sot, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar shqyrtimin për nismën e lidhjes së marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për kalimet e përbashkëta kufitare “Hani i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë – Jazhnicë”.

Agim veliu, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ka thënë së ky projektmarrëveshje është në kuadër të interesave të përbashkëta ndërmjet të dyja vendeve.

“Projektmarrëveshje është në kuadër te interesave te përbashkëta mes dy shteteve. Kjo projektmarrëveshje do të lehtësoj procedurat dhe do te lehtësoj qarkullimin e personave, mjeteve dhe mallrave”, tha Veliu, të hënën.

Related posts