Mjekët e Kosovës sot shkojnë në Kukës të Shqipërisë për t’u vaksinuar

Sot vaksinohen 250 mjekët nga Kosova në Kukës të Shqipërisë. Kështu ka njoftuar Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ku ka thënë se në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.

FSSHK ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani për angazhimin në realizimin e këtij vaksinimi.

Related posts