“Mos shko”, kënga e Yllit dhe Dafinës e ka tashmë një datë publikimi

Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani kanë paralajmëruar prej kohësh se këtë vit do e mbyllin me një bashkëpunim. Para disa javësh këngëtarja zbuloi se projekti i tyre muzikor do të mbajë titullin “Mos Shko”, duke na lënë të kuptojmë se do të vijë në formën e një balade dashurie.

Tashmë është çdo gjë gati dhe na ndan vetëm pak nga publikimi, që të gjithë po e presim me padurim. Dy ditë më parë, dy këngëtarët kanë publikuar disa sekuenca të shkurtra nga videoklipi, i cili do të jetë po aq i kuruar në detaje sa kënga. Në video Dafina shihet e shtrirë në një krevat me flokët me onde dhe me balluke, ndërsa Ylli mbi një tarracë.

Pak më parë po nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, artistët kanë treguar se kënga do publikohet ditën e nesërme në orën 18:00.

Teksti i këngës është shkruar nga Dafina dhe reperi Elinel, e me siguri do të jetë një kryevepër.

Related posts