Moti nesër

Moti nesër, 20.12.2020 do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Në ultësira parashihet të ketë mjegull për shkak të prezencës së inverzionit termik dhe temperaturat mbeten të ulëta, ndërsa në viset e larta parashihet të ketë rreze dielli dhe temperatura mbi vlerat e mesatareve. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. IHM

Related posts