Moti për 4 ditët e ardhshme / Shumë ftohtë dhe me reshje bore

21.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje bore. Nga Dukagjini të përziera edhe me shi, e më vonë priten vetëm reshje bore.

Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshjet e borës mund të jenë më të dendura.

22.03 – Ftohtë, kryesisht vranët, paradite vazhdojnë reshjet e borës. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale të borës.

23.03 – Ftohtë, kryesisht me vransira, e vende-vende me mundësi për reshje të dobëta bore.

24.03 – Në mëngjes shumë ftohtë. Ditën vransira dhe intervale me diell, e në mbrëmje priten mundësi edhe për reshje bore.

Temperaturat do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, me minimale që fillimisht luhaten ndërmjet -3 dhe 0C, e ditën e mërkurë mund të zbresin deri në -7C. Maksimalet zbresin nga 4C edhe deri në 0C.Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga kryesisht nga krahu verior 5-12m/s.Shtypja atmosferike deri ditën e hënë me tendencë të rënies nën vlera normale, e më pas shënon rritje.

Related posts