“Music Awards 2020” kështu dukej Dua Lipa

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e çmimeve në ngjarjen e madhe të muzikës “American Music Awards 2020”. Pjesë e kësaj gala mbrëmje ishte edhe këngëtarja kosovare, Dua Lipa.

Një fustan i bardhë i shkurtër i veshur me take të larta ishte përzgjedhja e Duas për këtë gala mbrëmje. Vlera e fustanit thuhet se ishte e lartë ngase ishte i mbushur me gurë të çmuar në formë të yjeve të detit.

Pavarësisht rritjes së numrit të COVID-19 në rritje në të gjithë vendin, organizatorët e shfaqjes kanë marrë disa masa paraprake për ta bërë atë një ngjarje sa më të sigurt të jetë e mundur.

Secili pjesëmarrës thuhet se është testuar me temperaturë para se të futej në këtë ngjarje./Indeksonline/

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.