Naim Fetahu uron fituesin e zgjedhjeve në Podujevë, Shpejtim Bulliqin

Naim Fetahu, kandidati i PDK-së në zgjedhjet e Komunës së Podujevës ka bërë gjestin e duhur në pluralizëm, duke uruar fituesin e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

“E uroj z. Shpejtim Bulliqi dhe i dëshiroj punë të mbarë. Kërkoj që ti marrë urgjentisht parasysh kërkesat dhe hallet e qytetareve te Podujevës, sepse ata e meritojnë një jetë më të mirë”, ka shkruar në rrjetin social Fetahu.

Fetahu, falenderon të gjithë ata që i dhanë rastin të shpalosë ofertën për Podujevën.

“U jam shumë mirënjohës dhe shpreh falënderimet më të përzemërta për ju që më dhatë rastin të shpalosë ofertën time për Podujevën, ofertë e cila besoj që ishte zgjidhja e një krize të kahmotshme e cila e ka kapluar qytetin tonë, por që ajo nuk e mori mbështetjen e nevojshme”, ka shkruar Fetahu.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.