Napoli shkarkon Gattuson

Ekipi italian Napoli ka shkarkuar trajnerin Gennaro Gattuson si arsyetim për dështimin e sigurimit të një vendi në Ligën e Kampionëve.

Shkarkimi erdhi pak para mesnatës në një njoftim urgjent të kryesisë së Klubit.

Italiani kishte gjasa që me pozitën e katërt në tabelë t’i dërgojë napolitanët në Champions, por Juventusi ia rrëmbeu për pak këtë pozitë.

Nga Italia në Ligën e Kampionëve, pas disa vjetësh, është rikthyer Milani.

Pos Juventusit nga vendi i katërt dhe Milanit nga vendi i dytë, nga Seria A janë kualifikuar edhe Atalanta nga pozita e tretë dhe Inter që është shpallur edhe kampion i ligës.

Related posts