Nasim Haradinaj sot do të dal para Gjykatës Speciale

Sot pritet të dalë para Gjykatës Speciale, Nasim Haradinaj me fillim nga ora 15:00. Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj krerëve të OVL të UÇK-së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

“Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para”, u bë e ditur në njoftimin e gjykatës.

Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë zbuluar pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale.

Më 25 shtator, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale.

Related posts