Ndërpriten gërmimet në Kizhevak të Serbisë, shkak kushtet jo të mira atmosferike

Janë ndëprerë dje gërmimet në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë shkaku i kushteve të pafavorshme atmosferike.

Ramë Manaj, Kryesues i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, në një konferencë për media sot ka bërë të ditur se punimet gërmuese në Kizhevak janë ndërprerë shkaku i motit jo të mirë dhe sapo të krijohen kushtet klimatike do të vazhdohet me gërmime.

“Sot iu njoftojmë se punimet gërmuese në Kizhevak të Serbisë janë ndërprerë për shkak të motit  jo të mirë, këto punime dihet se i kemi filluar që nga viti 2015, por me rezultat dolën që nga 16 tetori i këtij viti”. “Sapo të krijohen kushtet klimatike në pranverë mendojmë të fillojmë sërish  gërmimet. I falënderoj të gjithë ekipin që kanë punuar në këtë aspekt për gërmimin në Kizhevak”, ka thënë z.Manaj.

Gjatë konferencës u tha se në shtatë lokacione brenda Kosovës janë zhvilluar gërmime, si në komunat: Istog, Rahovec, Skenderaj, Gjilan dhe Mitrovicë.

Related posts