Ndërtohet para 15 vitesh dhe nuk funksionalizohet asnjëherë objekti në Orllan të Podujevës

Objekti që u ndërtua para 15 viteve, nuk u shfrytëzua asnjëherë për qëllimin e destinuar. Kështu ndodhi me një ndërtesë gjigante në Orllan të Komunës së Podujevës e cila ishte destinuar si pushimore për nxënësit dhe fëmijët bonjak nga lufta e fundit në Kosovë.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në facebook, kandidati i VV-së për kryetar në zgjedhjet e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se ndërtimi i këtij objekti në kohën kur është ndërtuar ka qenë i nevojshëm por pas 15 vitesh fatkeqësisht ky investim ka rezultuar të jetë i kotë sepse asnjëherë nuk u shfrytëzua për qëllimin për të cilin ishte destinuar.

Një pjesë e këtij investimi ishte financuar nga UFORKU, Qeveria e Kosovës dhe pjesa tjetër nga buxheti i Komunës së Podujevës. Sipas Bulliqit përgjegjës për dështimin e funksionalizimit të tij është komuna sepse ka dështuar të bëj parashikimet dhe planifikimet adekuate sa i përket këtij objekti.

Ai premton ta funksionalizoj këtë objekt dhe të ridestinohet sipas nevojave të qytetarëve të Podujevës.

Kujtojm se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës se Veriut zhvillohen në bazë të vendimit të marrë nga tanimë ish- presidenti Thaqi dhe mbahen me 29 nëntor 2020.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.