Në Britani, nis injektimi i 800.000 dozave të para të vaksinës Pfizer

Në 50 qendra spitalore në Britaninë e Madhe, përfshirë kolegjin Kings në jug të Londrës nis injektimi i 800.000 dozave të para të vaksinës Pfizer Biontech.

Vaksina duhet të ruhet brenda një pakoje në temperaturë shumë të ulët, e secila pako përmban 975 doza.

Sipas shërbimit Kombëtar Shëndetësor,  pacientët mbi 80 vjeç që kanë lënë takime në qendrat shëndetësore janë të parët të cilëve do t’ju ofrohet vaksina dhe çdo pacient i cili po largohet po ashtu do të vaksinohet.

Shtëpitë e kujdesit të të moshuarve u është kërkuar të bëjnë gati për vaksinim edhe personelin.

Vaksina Pfizer BioNTech duhet të ruhet në -70 gradë dhe nuk mund të ndahet lehtësisht në grupe të vogla apo të transportohet.

“Unë jam i shqetësuar se do të jetë shumë e vështirë me këtë vaksinë të veçantë, por ne do të kemi të tjera që pritet të vijnë së shpejti. Unë mendoj se qeveria po rrezikon , duke sugjeruar që ne kemi nevojë për këtë vaksinë, ata po fillojnë herët, duke e marrë kur mendojnë se është gati. Dhe vitin e ardhshëm ne ndoshta do të kalojmë në një format tjetër të vaksinës që nuk kërkon të njëjtin lloj ruajtje,” – tregoi McLean.

Banorët në shtëpitë e kujdesit janë caktuar prioritet. Ka akoma pyetje se si të ruhet një vaksinë që mund të zhvendoset katër herë dhe zgjat vetëm pesë ditë në temperaturën e frigoriferit.

“Nuk e di se si është  për sa i përket shpërndarjes dhe fazave të ardhshme, ne shpresojmë të mobilizohemi sa më shpejt që të jetë e mundur për të vaksinuar banorët tanë,” – tha Anna Selby, punonjëse në shtëpinë e të moshuarve.

Teksa nis programin e saj të vaksinimit të gjithë sytë e botë janë tek Mbretëria e Bashkuar, e cila e nis këtë proces 314 ditë pasi u konfirmua rasti i parë me COVID-19./EuronewsAlbania.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.