Në Durrës nis stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s e përjetuar ndonjëherë në Shqipëri / Aty gjindet edhe FSK

“DEFENDER EUROPE 2021” mban emrin stërvitja e madhe ushtarake ndërkombëtare që do nis sot, ditë e marte në Në Portin e Durrësit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se në këtë organizim do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të ShBA-ve me ushtritë partnere të NATO-s.

“Nis në Portin e Durrësit stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi”, ka shkruar Rama në Facebook.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka thënë se në këtë stërvitje, që do të ketë mbi 28 mijë trupa ushtarake, do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.

Ditë më parë në Durrës zbarkuan shumë automjete të ardhura nga Ushtria amerikane. Rreth 700 automjete të njësiteve nga Florida u shkarkuan në Durrës, ka raportuar Associated Press.

Ato do të përdoren në ushtrimet dyjavore e që do të organizohen në gjashtë baza në Shqipëri. Do të jenë 6000 trupa nga Amerika. Kjo është pjesë e stërvitjes “Defender Europe 21”, që është e fokusuar në parandalimin e agresionit dhe ndërtimin e gatishmërisë operacionale si pjesë e bashkëpunimit me NATO-n dhe aleatët.

Në Shqipëri do të ketë edhe anije ushtarake nga Britania e Madhe.

Me të arritur në Shqipëri, zyrtarët amerikanë kanë lavdëruar mikpritjen shqiptare, ushqimin e mirë dhe natyrën.

Majori Randall Moran ka thënë se mikpritja ka qenë “një nga miqësoret që kam përjetuar qe një kohë të gjatë”.

Stërvitja më e madhe e përjetuar ndonjëherë në rajon do të përfshijë 28 mijë trupa nga 27 shtete, përfshirë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.

Related posts