Në “Garën për Mejdis të Pastër”, Peja shpërblehet me 234,382 euro për performancë të mirë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, përmes llogarisë së tij në facebook, ka njoftuar se Komuna e Pejës është shpërblyer me shumën prej 234,382 euro në kuadër të “Garës për Mjedis të Pastër”, e cila u vlerësua për performancën e mirë në menaxhimin e mbeturinave duke u radhitur në mesin e fituesve.
Lexoni në posht postimin e plotë të z. Muhaxheri:
Në “Garën për Mjedis të Pastër”, Komuna e Pejës në raundin e dytë të skemës së Grantit të Performancës Komunale – Mjedisi i Pastër, ka fituar një stimul financiar për performancën e saj në menaxhimin e mbeturinave duke u rradhitur në mesin e fituesve, e shpërblyer me shumën: 234,382.00€. Faleminderoj Ministrinë e Ekonomisë dhe GIZ-in për vlerësimin!

Related posts