Në hapjen e Euro 2020 do të performojnë Martin Garrix, Bono dhe The Edge

Martin Garrix, Bono dhe The Edge do të hyjnë të parët në ndeshjen hapëse të UEFA-s Euro 2020 në Olimpiko të Romës me një performancë virtuale që do të përdorë teknologjinë më të përparuar për të rikrijuar mjedisin e stadiumit në 3D.

E veçanta e këtij edicioni është se për herë të parë luhet në disa shtete të ndryshme. Ai do të nisë në Romë ditën e premte dhe përfundon në Wembley më 11 korrik.

Europian pa tifozë nuk ka kuptim dhe nuk krijon asnjë emocion, kështu që UEFA ka vendosur hapjen e pjesshme e diku edhe të plotë të stadiumeve.

Bashkëpunimi i legjendave të rokut U2 dhe një prej DJ më të mëdhenj në botë me këngën zyrtare të Uefa Euro 2020 është shtrirë në një rekreacion digjital të Olimpikos ku të tre artistët do të vijnë së bashku si kurrë më parë për një performancë festive.

Kënga do të luhet si pjesë e ceremonisë së hapjes pak momente para fillimit të ndeshjes së parë të turneut midis Italisë dhe Turqisë.

“Ndjenja e pritjes për UEFA Euro 2020 është intensifikuar me të vërtetë ndërsa vendet tona pritëse përfundojnë përgatitjet. ‘We Are The People’ përmbledh kremtimin e bashkimit dhe festës në zemër të UEFA Euro 2020, dhe jam i sigurt që tifozët do të entuziazmohen nga performanca virtuale, pavarësisht nëse ata po shikojnë nga shtëpia apo stadiumi”, tha drejtori i marketingut i UEFA-s Guy Laurent Epstein.

Projekti u filmua në studiot më të fundit të kontrollit të lëvizjes në Londër dhe në Olimpiko të Romës, për të rikrijuar mjedisin e stadiumit në 3D.

Related posts