Në Izrael bëhet bashkë opozita për t’a rrëzuar Netanyahun nga pushteti

Kreu i një partie të vogël të vijës së ashpër në Izrael thotë se do të përpiqet të formojë një qeveri uniteti me kundërshtarët e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Njoftimi nga udhëheqësi i partisë Yamina, Naftali Bennett, shënon një hap të rëndësishëm drejt dhënies fund të qeverisjes 12-vjeçare të udhëheqësit Benjamin Netanyahu.

Në një fjalim drejtuar vendit, zoti Bennett tha se ai kishte vendosur të bashkonte forcat me udhëheqësin e opozitës së vendit, Yair Lapid.

Dyshja ka kohë deri të mërkurën për të arritur një marrëveshje në bazës të së cilës pritet që secili të shërbejë në postin e kryeministrit me rotacion dy vjeçar.VoA

Related posts