Në kongresin amerikanë u tha se shtetasit turq u ekstraduan në mënyrë sekrete në Turqi

Të martën, kongresisti amerikan, Brad Sherman, i cili është anëtarë i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, në seancën dëgjimore të Kongresit Amerikan e ka diskutuar çështjen e shumpërfolur, atë të ekstradimit të 6 shtetasve turq nga Kosova në Turqi, duke na kujtuar edhe njëherë pamjet e tmerrshme të familjarëve të të deportuarve tinëzisht.

Sherman gjatë seancës tha se shtetasit turq u arrestuan në Kosovë dhe në mënyrë sekrete u ekstraduan në Turqi.

“Pas përpjekjes për grusht-shtet më 2016, Erdogani i fajësoi përkrahësit e Gulenit dhe gjashtë shtetas turq u arrestuan në Kosovë dhe në mënyrë sekrete u ekstraduan në Turqi. E dimë që ka pasur akuza të rreme nga qeveria turke dhe si pasojë gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe politikanët e ndërlidhur me Gylenin dhe të tjerët që dëshironin të shohin shkallë më të lartë të demorkacisë ose janë arrestuar ose janë vërë në trysni”, ka thën Sherman gjatë seancës dëgjimore.

Lidhur me temën e deportimit të shtetasve turq, reagoi edhe ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright ku tha se është shumë e shqetësuar me sjelljen e Turiqsë dhe aktivitetet qe po i ndërmerr presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

“Roli i Erdoganit është shumë shqetësues në shumë aspekte në raportet me Greqinë, në Ballkan dhe çka po mundohet të bëjë në Lindje të Mesme”, tha ajo.

Në Kongresin Amerikan u mbajt seancë dëgjimore me temën “Ballkani: Rekomandimet politike për Administratën e ardhshme”. Seanca u drejtua nga kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel.

Dëbimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Truqi ndodhi në mars të viti 2018 dhe u bë nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ky deportim u konsiderua që është përcjellë me shkeljen e të drejtave të njeriut nga Grupi Punues i OKB-së, për ndalimet arbitrare.

Ky grup punues i OKB-së, kosntatoi se privimi nga liria e gjashtë shtetasve turq ishte në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut.

Gjashtë shtetasit turq që u deportuan për në Turqi dy vite më parë ishin: Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.