Në Kosovë mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19

Po vazhdon situata alarmante në Kosovë sa i përket pandemisë, ku vetëm sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, janë raportuar edhe 345 raste pozitive.

Kështu numri total i rasteve aktive në tërë Kosovën ka arritur në 11.208.

Po ashtu kanë vdekur edhe 8 persona, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1.248.

Nga numri total i të infektuarve, 36.226 pacientë kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.

Numri i rasteve së fundi është duke rënë mirëpo institucionet e Kosovës vazhdojnë të bëjnë apele që të respektohen masat anti-COVID.

Related posts