Në Kosovë sot shënohen 13 raste të vdekjes dhe 562 raste të reja me Covid-19

761 TË SHËRUAR DHE 562 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.595 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 562 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive është 45.004 raste nga 158.577 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.161 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.041.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 223 raste, Podujevë 47 raste, Mitrovicë 39 raste, Pejë 33 raste, Gjakovë 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Lipjan 22 raste, Prizren 22 raste, Istog 16 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 12 raste, Drenas 11 raste, Obiliq 11 raste, Klinë 9 raste, Malishevë 9 raste, Ferizaj 7 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 3 raste, Shtime 3 raste, Gjilan 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Junik, Kamenicë, Kaçanik, Viti dhe Zubin-Potok.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.