Në ora 20:45, ministri i Shëndetësisë Vitia në konferencë për media /Pritet të heq dilemat rreth raportimit se a nënshkroi apo jo kontratën me Pfizer dhe BioNtech

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për medie ka njoftuar se sonte në ora 20:45, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë konferencë për medie me ç’rast do të heq dilemat e lajmit që u përfol sot se nuk ka nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech.

Ministri Vitia në këtë konferencë do të flasë lidhur me temën për çështjen e sigurimit të vaksinave kundër Covid-19.

Më poshtë lexoni njoftimin e plotë të MSH-së:

Të nderuara media,

Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia do të mbajë sonte konferencë për media lidhur me të pavërtetat e plasuara sot në media rreth procesit të sigurimit të vaksinave kundër COVID-19.

Konferenca mbahet në ora 20:45, në Ministri të Shëndetësisë. 

Related posts