Në Shqipëri nesër nis vaksinimi anti-COVID

Përmes një njoftimi në Facebook kryeministri Edi Rama bëri me dije se ditën e hënë do të nisë vaksinimi anti-COVID.

Nën moton “Shqipëria Buzëqesh” nesër do të fillojë vaksinimi në stadiumin “Air Albania” ku dhe janë bërë përgatitjet për të nisur këtë proces.

“LAJM I MIRË
#ShqipëriaBuzëqesh
Nesër nisim vaksinimin antiCovid19
#PunëJoGjumë,” – thuhej në postimin e Ramës. 

Siç është njoftuar dhe më parë, do të ketë një plan vaksinimi, ku të parët që do të marrin shërbimin do të jenë personat të cilët janë më të rrezikuar nga virusi.

Gjatë inspektimit të krijimin e kushteve për nisjen e vaksinimit kundër COVID-19 në stadiumin “Air Albania”, znj. Manastirliu tha se vaksinimi do të nisë fillimisht për mjekët dhe infermierët, fillimisht stafi mjekësor në spitalet COVID dhe më pas do të vazhdohet me personelin e urgjencave dhe reaminacionit.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se procesi i vaksinimit do të jetë çdo ditë 8 deri në 10 orë, ku gjatë 60 minutave do të vaksinohen rreth 60 persona.

Çdo person që do të vaksinohet do të duhet të presë në ambientin e stadiumit 30 minuta për të parë nëse do të ketë komplikacione./euronewsalbania.

Related posts