Në “WEMBLEY” sot mësohet për finalsitin e parë EURO 2020 / Përballja Itali-Spanjë

Sonte pritet të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Euro 2020, ku Italia pritet të përballet me ekipin e Spanjës në “Wembley”, duel ky që nis prej orës 21:00. Një ndeshje tepër e rëndësishme kjo, që do të gjykohet nga gjermani Felix Brych.

Gjysmëfinalja tjetër e Euro 2020 është ajo mes Anglisë dhe Danimarkës, që do luhet të mërkurën në mbrëmje (21:00), sërish në “wembley”. Po si pritet të rreshtohen Italia dhe Spanja?

ITALIA: Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne. Trajner: Roberto Mancini.

SPANJA: Simon, Azpilicueta, Laporte, Torres, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Torres, Morata, Olmo. Trajner: Luis Enrique.

Të dy vendet si Italia dhe Spanja do të masin forcat në gjysmëfinalen e parë të kompeticionit më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër në rang përfaqësuesesh.

Padyshim që çelësi i ndeshjes me shumë gjasa do të jetë presingu i lartë dhe loja e shpejtë të cilin presim ta shohim në këtë përballje.

Related posts