Nënë e bir humbin jetën nga COVID brenda 5 ditëve, i infektuar edhe kryefamiljari

Mariella Lazzarini 65-vjeçe dhe Jacopo Zanella 35-vjeçar, nënë e bir humbën jetën nga Covid brenda 5 ditëve.

Kjo tragjedi në familje ka tronditur komunitetin në Cavallino-Treporti, në Itali.

Më 11 janar të këtij viti humbi jetën 65-vjeçar dhe jo më shumë se pesë ditë, do të ndahej nga jeta edhe djali i saj Jacopo Zanella.

Ata ishin shtruar në kujdesin intensiv në Spitalin Covid në Jesolo.Mediat italiane shkruajnë se djali vuante nga disa sëmundje të tjera.Por ajo çfarë e bën më të rëndë historinë e kësaj familje është infektimi i bashkëshortit të Mariella Lazzarinit, Giorgia Zanella, ende i prekur nga Covid, ishte shtruar në të njëjtin spital me bashkëshortën dhe djalin, tashmë të ndarë nga jeta./gazetablic.com

Related posts