Nënshkruhet marrëveshje financiare në mes Kosovës dhe Ambasadës Gjermane

Sot, ministrja e financave, Hykmete Bajrami dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, kanë nënshkruar një marrëveshje financiare të bashkëpunimit ekonomik.

Gjatë kësaj ceremonie nënshkruese u tha se bëhet fjalë për një ndihmë financiare që Gjermani do i jap Kosovës në vlerë prej 72 milion euro, të cilat prej tyre 34 milion do të shkojnë për grante të cilat parashohin projekte të ndryshme që ua përmirësojnë jetën e përditshme qytetarëve kosovarë.

“34 milionë janë grante që janë për projekte të ndryshme që do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve, si ndërtimi i kolektorëve për trajtim të ujërave të zeza në Prishtinë, trajtimi i mbeturinave në Prishtinë dhe komuna tjera, mbështetja për arsimin profesional, mbështetja për stabilizim të tregut të punës dhe mbështetje për procesin në anëtarësim në BE”, ka thënë Bajrami.

Në anën tjetër, ambasadori Rohde, ka thënë se ata do vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën siç kanë bërë këto 22 vite duke theksuar se investimi prej 72 milion eurosh tani është një përkushtim i ri dhe do vazhdojnë të jenë ndër investitorët kyç në Kosovë.

“Kemi bërë një përkushtim të ri prej 72 milionë që thekson përkushtimin tonë afatgjatë për Kosovën për këto 22 vjet. Bashkëpunimi do të vazhdojë. Do të vazhdojmë të jemi investitorët më të mëdhenj në Kosovë”, ka shtuar Rohde.

Rohde shtoi se sektorët që do të mbështetën, janë energjia dhe infrastruktura.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.