“Nesër flet” Don Xhoni / paralajmëron “freestylen” e ri “Un foli i fundit”

A do të flet i fundit Don Xhoni nesër mbesim ta shofim. Fjala është për reperin nga Drenica Don Xhonin i cili vitin e kaluar u konsiderua si fenomen i karantinës për shkak të një videoje që u bë virale.

I njëjti në një postim të fundit të shpërndarë në Instagram theksoi se sivjet do të punojë edhe më shumë dhe se nuk do të dorëzohet asnjëherë.

Në një tjetër postim të ndarë në InstaStory, krijuesi i hitit “Make a Pose” njoftoi se do të vjen me një ‘freestyle’ në muajin maj.

“Unë flas i fundit” mban titullin ky ‘freestyle’, i cili siç bën të ditur publikohet saktësisht më 15 maj.

Ndryshe, Don Xhoni me 08 prill ka publikuar këngën e tij të re “Mafia” .

Reperi nga Drenica është përplot senzacion kur bëhet fjalë rreth fanseve të tina kur një ruse e këndon këngën e Don Xhonit dhe e fton reperin të shkoj në Rusi, ndërkaq ka mjaftuar ky postim i fanses ruse që “Don” Xhoni ti drejtohet kryeministrit Kurti pastaj.

“Zotri Kurti unë kam një fan – basse shumë të madhe në Rusi dhe do mundohem me sa kam fuqi që Rusia ta njof pavarësinë e Kosovës si shtet i pavarur. Nuk janë vetëm femrat që na përfaqësojnë në botë.Respekt”, përfundon një postim që reperi nga Drenica i shkruan Kurtit.

Related posts