Nesër Kurti pritet ta marr detyrën

Albin Kurti, Kryeministri i ri i Kosovës, pas zgjedhjes së tij si kryeministër është prononcuar për media ku ka deklaruar se tani na ka ngelur hapi i tretë për konstituimin e institucioneve e që është zgjedhja e Presidentes së vendit, ndërkaq theksoi se sa më parë do ta marrë detyrën si kryeministër i vendit.

“Kosova është në një krizë të shumëfishtë, nuk besoj që kemi nevojë edhe për një krizë më shumë. Më së miri do të ishte të dalim nga këto kriza. Sa më parë që arrijmë ta thërrasim seancën e radhës, pas zëvendësimit të deputetëve që u zgjodhën ministra dhe ta zgjedhim presidenten zonjën Vjosa Osmani aq më mirë për të gjithë. Unë do ta marrë detyrën një orë e më parë, sepse nuk kemi kohë për të humbur, andaj besoj se do të merren të gjitha aranzhimet teknike që nesër paradite ta marr detyrën”, është shprehur Kurti para mediave.

Related posts