Nesër mot shumë i ftohtë

E mot i ftohtë mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme, megjithëse me më shumë intervale me diell nga dita e martë.  Në pjesën e dytë të javës rryma më të ngrohta ajrore, më pas mundësojnë rritje të temperaturave, e në fundjavë me mundësi edhe për reshje shiu.

Ditëve të fundjavës, mund të ketë qarkullim më të mirë ajror, që mban ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të zbres edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme.  Orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të erërave indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.  E në fillim të javës koncentrimi i ndotësve do të jetë më i rritur, e në këtë rast indeksi do të mbetet më shumë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

16.01 – Mot i ftohtë, me erë dhe vransira të ndryshueshme, herë herë edhe me rrebeshe të dobëta bore.

17.01 – Shumë ftohtë, kryesisht me vransira.  Orëve të mbrëmjes me mundësi për rrebeshe të dobëta bore./indeksonline.net

Related posts