Nesër, e Hënë pritet të protestohet para Rektoratit të UP-së në Prishtinë ku do të kërkohet përjashtimi i profesorit Ardian Kastrati, ku është profesor aty dhe njëherit edhe deputet i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo protestë vjen si reagim ndaj gjuhës skandaloze që ka përdorur profesor Kastrati sot gjatë ditës pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e vendit.
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Rron Gjinovci, ka bërë të ditur se nesër në ora 11:00 do të mbahet një protestë simbolike me kërkesën për përjashtimin nga stafi i Universitetit të Prishtinës të profesorit Ardian Kastrati.
Njoftimi i plotë:
Pas një konsultimi të aktivistëve, u vendos që nesër me fillim nga ora 11:00, në oborrin e rektoratit të UP-së mbahet protesta simbolike dhe tubimi përgatitor për fillimin e protestave me qëllim të ndërprerjes së gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së, konkretisht përjashtimit të Ardian Kastratit nga UP ku ai është profesor. Seksizmi nuk do të financohet nga taksapaguesit.
#papaArdian
#seksistatJashteUP-se