Nesër priten ankesa në PZAP për zgjedhjet e 14 shkurtit

Nesër në ora 10:00 do të dorëzohen ankesat e para në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kështu ka thënë për KALLXO.com ish-deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha.

Ai tha se bashkë me partinë e tij, ankesë do të dorëzojnë edhe një parti e ashkalinjve dhe romëve.

“Në ora 10:00 kemi planifikuar që të shkojmë në PZAP për me dorëzu ankesën. Ne kemi punu në draft së bashku me komunitetet, partitë e ashkanlinjve dhe romëve që do të jenë pjesë e ankesës. Nesër do ta dorëzojmë”, ka thënë Veton Berisha.

Sot gjatë ditës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021./kallxo.com

Related posts