Nesër seanca konstituive / Këto janë pikat e rendit të ditës

Nga ora 10:00, nesër do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Për mbajtjen e kësaj seance janë paraparë tri pika në rend dite.

-Bëhet formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

-Betimi i deputetëve të rinj.

-Pika e tretë e rendit të ditës është paraparë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca e parë e Kuvendit do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari, i cili do të asistohet nga deputetja më e re në moshë.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës në janar të këtij viti ndërsa zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mbajtur më 14 shkurt 2021.

Related posts