Nesër seancë e jashtëzakonshme, në rend dite votimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike

Pas një vonese të gjatë, dhe mos marrveshjeve mes subjekteve politike të magjorancës dhe opozitës, më në fund, pozita dhe opozita jan pajtuar që nesër të votohet ky ligj, të pakten me njërën nga partitë opozitare.

Pasi që pozita më në fund është pajtuar që të futen katër amandamente të propozuara nga PDK, kjo e fundit ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të premten, 4 dhjetor 2020, me vetëm një pikë të rendit të ditës, votimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Ky ligj ishte hedhur disa her në votim, por kishte dështuar për mungesë koorumi në kuvend.

Këto jan amandamentet e PDK-së me të cilat është pajtuar edhe pozita në mënyrë që ligji për rimëkëmbje ekonomike të kaloj në lexim të dytë.

  1. Të themelohet një fond i veçantë, i cili do të shërbejë për t’i paguar të gjithë të punësuarit në sektorin privat, që kanë humbur vendet e tyre të punës si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Pra, të gjithë punëtorët e sektorit privat të regjistruar si të pa punë, e që kanë qenë në marrëdhënie pune deri në Shtator 2020, por që nga muaji tetor 2020 janë liruar nga punëdhënësi si pasojë e ndikimit të COVID -19, do të paguhen nga ana e Qeverisë së paku tre deri në katër muaj përkatës me nga 300 euro në muaj.
  2. Të themelohet granti në shumë prej 200 milionë euro, për ndihmë direkte financiare bizneseve të cilat kanë vështirësi të funksionimit si rezultat i ndikimit të COVID-19. Këto mjete të grantit do t’i shpërndahen të gjitha bizneseve sipas kritereve dhe kushteve të caktuara nga ana e një Komisionit të posaçëm i cili do të themelohet ekskluzivisht për këtë çështje nga ana e Qeverisë së Kosovës, të cilat dëshmojnë se e kanë të vështirë zhvillimin e afarizmit si pasojë e ndikimit të COVID -19.
  1. Të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në Trustin Pensional të Kosovës deri në shumën 10 mijë Euro, në rast të tërheqjes së shumës 10 % (dhjetë për qind) nga ana e tyre, Qeveria e Kosovës do ta kompensoj tek TRUST-i Brenda pesë viteve të ardhshme në mënyrë që ata qytetarë t’i kenë mjetet e tyre për moshën e pleqërisë.
  2. Qeveria e Kosovës duhet të liroj nga TVSH-ja lëndën e parë e cila prodhohet nga bizneset kosovare, pavarësisht a eksportohet jashtë vendit apo jo.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.