Të enjtën në ora 19:00, do takohen dy skuadra në basketboll Sllovaki -Kosovë, në kuadër të FIBA – Kupa e Botës 2023.
Kjo është ndeshja e parë parakualifikuese kundër Sllovakisë, të cilën mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën Artmotion.
Kosova në dy ndeshjet e kësaj gare ka shënuar fitore ndaj Islandës dhe Luksemburgut në shtëpi.
Kosova gjindet në Grupin B, së bashku me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun.
Ndeshja e radhës Island-Kosovë luhet të shtunën, më 28 nëntor, në ora 16:00.