Nesrete Kumnova në Kuvend: Arban Abrashi na detyroi të zgjedhim në mes pensionit të pleqërisë apo atij shtetëror

Sot, Kuvendi i Kosovës po mban një seancë të veçantë dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Gjenocidit.

Pak më parë, një fjalim emocional e pati, kryetarja e Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, ku ka shtruar kritika të shumta ndaj institucioneve vendore. Ajo tha se është ndier shumë keq kur është detyruar nga ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi të zgjedhë nëse duan ta marrin pensionin e pleqërisë apo tjetrin që i takon nga shteti.

“A ka mëkat ma të madh se me u detyru me zgjedh cilin pension me zgjedh, kur dihet se pensioni shtetërorë ë shtë për të pagjeturit e Kosovës, dhe jom ndier teper keq kur Arban Abrashi na detyroi të zgjedhim në mes pensionit te pleqërisë dhe ati shtetëror”, ka thënë znj. Kumnova.

Kumnova gjatë fjalimit kritikoi edhe kryeministrin Hoti dhe zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj duke thënë se ishin këta dy persona që nuk pranuan ta votojnë Ligjin për të Pagjeturit me datë 11 nëntor.

“Ky është Driton Selmanaj i cili nuk e votoi Ligjin për të Pagjeturit dhe është ky po i njejti që temën e të pagjeturve e quajti temë të konsumuar”, ka thënë znj. Kumnova.

Selmanaj u pa i pranishëm në sallën e kuvendit edhe përkundër kritikave që mori javët e kaluara por edhe sot në Kuvendin e Kosovës.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.