Nga 21 dhjetori deri me 1 janar, Gjykata Speciale në pushim

Gjykata Speciale me seli në Hagë nuk do të punojë nga 21 dhjetori deri më 1 janar, do ta ketë pushimin dimërorë, kur edhe fillon edhe dita e parë e punës.

Specialja njoftoi në faqen e Internetit ka njoftuar se Krishtlindjet festohen në Holandë nga 25 deri më 28 dhjetor, si një festë zyrtare gjatë së cilës institucionet nuk punojnë.

Nga kjo gjykatë po akuzohen për krime lufte, katërshja e UÇK-së, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si edhe shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në seancën e mbajtur dy javë më parë kishte kërkuar që gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të nisë në verën e vitit 2021.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.