Nga sot masat e reja në Zvicër, testi për Covid-19 bëhet i detyrueshëm

Nga sot ka filluar aplikimi i masave të reja në Zvicër. Kushdo që hyn në Zvicër nga zonat e rrezikut, nga dita e sotme duhet të paraqes një test negativ PCR. Kjo vlenë edhe për udhëtarët që futën me vetura, autobusë dhe mjete tjera tokësore.

Poashtu, për të gjithë udhëtarët është e detyrueshme karantinë 10 ditore.

Nga 8 shkurti të gjithë udhëtarët duhet të paraqesin një test negativ PCR kur hipin në aeroplan – edhe nëse hyjnë në Zvicër nga një zonë rreziku. Linja ajrore është përgjegjëse për kontrollin. Linja ajrore është përgjegjëse për kontrollin.

Nëse nuk ka pasagjeri test, ekipazhi i fluturimit duhet të refuzojë hyrjen. Në aeroporte ka mundësi testimi për testin PCR dhe duhet të mbulohen me shpenzime personale, shkruan Indeksonline.

Diplomatët, punonjësit shëndetësorë, udhëtarët ndërkufitar, udhëtarët tranzit, udhëtarët ose atletët që garojnë në ndonjë event zyrtar, bëjnë përjashtim nga këto rregulla.

Poashtu edhe fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk kanë nevojë për një rezultat negativ të testit, ata janë të përjashtuar nga testi.

Tani e tutje, udhëtarët nga zona jo të rrezikshme duhet gjithashtu të japin detajet e tyre të kontaktit, pavarësisht nga mënyra se si hyjnë.

Kushdo që jep informacion të rremë kur hyn në Zvicër merr një gjobë prej 100 frangash.

Plotësimi i një formulari elektronik të hyrjes është i detyrueshëm për njerëzit që duan të hyjnë në Zvicër. Ky formular plotësohet në telefon.

Vlefshmëria e testeve të bëra duhet të jetë më së gjati 72 orë./Indeksonline/

Related posts