Nga votat me kusht VV mori më së shumti / 14 mijë e 939 gjithsejtë

KQZ-ja të hënën në mesnatë mbylli procesin e numërimit të votave me kusht dhe në mëngjesin e së martës ka filluar me numërimin e votave të ardhura përmes postës.

Nga votat me kusht, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjithsejtë 14 mijë e 939 vota nga 29 mijë 490 sa ishin në total.

Zëdhënësi i KQZ’së Valmir Elezi ka thënë se janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen në QNR.

“Numërimi i votave me kusht, i atyre me postë dhe përfundimi i disa procedurave tjera në QNR, shënojnë fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt. Po punojmë maksimalisht që të përmbyllim procesin e numërimit edhe të këtyre fletëvotimeve”, ka thënë ai për media.

Related posts