Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme

-Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën virtuale për lansimin e dy raporteve qe tregojn përceptimet e qytetarëve për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin e Kosovës në BE dhe përceptimet e qytetarëve për sigurinë publike dhe kërcënimet e sigurisë. (Zoom dhe në faqen e QKSS në Facebook, ora 10:00)

– Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

-Këshilli i Investitorëve Evropianë organizon konferencën “Rritja e konkurrencës ekonomike të Kosovës në periudhën pas Covid-19”. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

-Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, do të vizitojnë njërën prej banesave të banimit kolektiv, ku kanë përfunduar punimet për renovimin e kulmit të saj nga ana e DUPH-së. (Në afërsi të Stacionit Policor të Trafikut, ora 10:30)

– Posta e Kosovës bën promovimin e pullës postare “Nga arti skenik – Besim Sahatçiu dhe Leze Qena”. (Cineplexx, Albi Mall-Prishtinë, ora 11:00)

-Partia Socialdemokrate do të zhvilloj një aktivitet pranë teatrit kombëtar. (Para Teatrit Kombëtar, ora 13:00)

– Në ditën e katertë të Javës se Gruas mbahet debati lidhur me drejtimin e agjendës mjedisore bazuar në gjithëpërfshirje. (Hotel Emerald, ora 14:00)

– Mbahet mbledhja e Asamblesë së Punës dhe asaj Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 15:00)

– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ekspozitën e Zejxhan Celinës, “Paja e nuses – qejzi i vajzes”, aktivitet ky i mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, që ka për qëllim promovimin e veshjeve tradicionale. (Hamam “Gazi Mehmet Pasha”, ora 15:30)

-Raportuesa e Përhershëm për Kosovën Viola von Cramon – Taubadel dhe Raportuesi i Përhershëm për Serbinë Vladimír Bilčík do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. (Bruksel, https://broadcaster.interactio.eu/join/66e2-hy1p-1w4u, ora 17:00)

Related posts