Ngjyra e pazakontë e flokëve të Bella Hadid do të jetë trendi i vitit 2021

Vitin 2020, Bella Hadid po e mbyll me një ngjyrë të pazakontë flokësh. Pasi preu balluke, ajo ka provuar të luajë me ngjyrën e flokëve. Gjatë një dalje në qytetin e Nju-Jorkut të martën, modelja u fotografua me highlights portokalli.

lyerja e re e modeles së famshme është e frymëzuar nga viteve ’90. Pamja e Bella Hadid është ndër më të guximshmet që i kemi parë modeles dhe nuk e dimë nëse kjo ngjyrë është e përhershme apo e përkohshme. 

Dhe ky do të jetë trend i vitit 2021 sipas specialistëve të modës.

Related posts