Një sondazh i realizuar në Prizren e vendos LVV të parën më 52.2%

Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka publikuar një sondazh të bërë në qytetin e Prizrenit.

Bislimi bënë të ditur se nga ky sondazh partia LVV në këtë qytet do t’i marrë 52% të votave.

“Nga Prizreni, plot dashni! Sondazhi i njëjtë! Pyetja e njëjtë! Rezultati i njëjtë! Tek të rinjtë në moshën 25-34 vjet, 67% do e votonin Lëvizjen VETËVENDOSJE (8.5% për LDK dhe 5.3% për PDK). Brenda qytetit, 60.9% janë deklaruar se do e votojnë VV. Ka ende hapësirë për angazhim  dhe rritje të përkrahjes”, ka shkruar ai në facebook.

Sipas tij,  LVV merr 52.2%, pasuar nga PDK me 16%, LDK me 14.3%, Nisma me 3.0%  dhe AAK me 2.1%.

“52.2% përbën 59.6% të votave të subjekteve politike shqiptare ‘apo 63.2%  të atyre që sipas këtij sondazhi do e kalonin pragun zgjedhor!”, shkruan Bislimi.

Kujtojmë se të dielën me 14 shkurt mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.

Related posts