Një tërmet i fuqishëm godet Kroacinë

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur Kroacinë. Ai është ndjerë pas orës 12 në kryeqytetin Zagreb, por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Qendra Sizmiologjike Euromediterane (EMSC) ka raportuar se fuqia e tij ishte 6.2 shkallë të Rihterit.

Sipas EMSC, epiqendra ishte 46 kilometra në juglindje të Zagrebit. Tërmeti u ndje edhe në Serbi.

EMSC deklaron se ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Kroacinë këtë vit dhe se tërmete të kësaj fuqie mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme pranë epiqendrës.

Një ditë më herët (28 dhjetor)një tërmet i moderuar dridhi pjesën qendrore të Kroacisë dhe kryeqytetin e saj, Zagreb, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa.

Tërmeti u pasua nga një dridhje tjetër, me fuqi prej 4.9 shkallësh. Në muajin mars, një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit shkaktoi dëme të konsiderueshme në Zagreb. Një person vdiq dhe së paku 27 u plagosën./REL.

Related posts