Një vendim qeverie, dy realitete të ndryshme.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në një postim në facebook, të premten pati deklaruar se ka marrë vendim se ditën e hënë do të punohet dhe nuk do të pushohet për shkak të festës së 28 nëntorit. Por në Gazetën Zyrtare nuk figuron të ketë një vendim të tillë.

“Vendimi”, i marrë i kryeministrit Hoti mbase erdhi për arsye të solidarizimit me ata të cilët, siç tha ai janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid-19.

“Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi”, tha Hoti.

Hoti nuk e përmendi fare arsyen kryesore të daljes në punë “ditën e hënë”. Ai nuk tha se Dita e Pavarësisë nuk figuron në festat zyrtare të Ligjit Nr.03/L-064 Për Festat Zyrtare, dhe si pasojë e kësaj nuk ka ditë pushimi.

Ligji parashef këto festa zyrtare: a) Viti i Ri-1 dhe 2 janari; b) Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurti; c) Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 9 Prilli; d) Dita Ndërkombëtare e Punës, 1 Maji; e) Dita e Evropës, 9 Maji; f) Bajrami i Madh, dita e parë; g) Bajrami i Vogël, dita e parë; h) Krishtlindjet Katolike, 25 dhjetor; i) Krishtlindjet Ortodokse, 7 janar; j) Pashkët Katolike, E hëna e Pashkëve; dhe k) Pashkët Ortodokse E hëna e Pashkëve.

Ndërkaq kundër vendimit të kryeministrit Hoti, doli kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës së Kosovës, Rrahman Jasharaj, i cili tha se dita e hënë do jetë “ditë pushimi”. Jashari tha se ata nuk po e kundërshtojnë kryeministrin Hoti por po e zbatojnë kalendarinë e Ministrisë së Arsimit.

“Deklarata e kryeministrit se të hënën do të punohet për tu solidarizuar me punëtorët shëndetësorë dhe policinë ka ngjallur huti dhe ne kemi dal publikisht dhe jemi përgjigjur duke u thirrur në kalendarin e Ministrisë së Arsimit”, ka thënë Jashari.

Por një kalendarë i festave në të cilin thirret kryesindikalisti Jashari nuk ekziston, së paku jo deri në këto momente. I vetmi kalendarë i festave zyrtare për vitin 2020 ekziston në faqen e portalit shtetërorë të Republikës së Kosovës, në të cilën nuk figuron askund si festë zyrtare “Dita e Pavarësisë -28 Nëntori”.

Të gjendur në një mashtrim perfid nga të dy këto palë, disa nga kryetarët e komunave kanë marrë përsipër të marrin vendime sipas pikëpamjeve të tyre. I pari që kundërshtoj vendimin e kryeministrit Hoti, ishte kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati, i cili mori vendim që e hëna 30 nëntor të jet ditë pushimi në të gjitha institucionet e kësaj komune.

Ndërkaq, kryetarët e dy komunave tjera, Drenasit dhe Skenderajit janë deklaruar se në këto dy komuna, nesër, datë 30 nëntor do të jetë-ditë pune për të gjitha shkollat.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se nesër do të jetë ditë pune pas shumë ditëve të humbura të mësimit si shkak i gjendjes pandemike.

“Për shkollat dhe institucionet tona komunale, nesër do të jetë ditë pune. Vendimet e institucioneve tona, të ndërtuara me shumë mund e sakrificë duhet të respektohen e zbatohen nga të gjithë ne. Pas ditëve të humbura të mësimit si shkak i gjendjes pandemike, edhe një ditë e humbur është e pa arsyeshme dhe nuk ka nevojë të ndodhë”.

Megjithatë, nesër mbetet të shifet se çka do të ndodhë me komunat tjera dhe se kujt vendim do t’i binden ato.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.