Një vit pas ndarjes nga jeta të Kobe Bryant, bashkëshortja prek me fjalët: Ende s’duket e vërtetë

Vanessa Bryant thotë se ende nuk e beson se Kobe dhe vajza e tyre, Gianna humbën jetën tragjikisht pas një aksidenti me helikopter, i ndodhur një vit më parë. Sot, në ditën e vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës, 38-vjeçarja ka ndarë një Instagram një letër nga një mikeshë e Gianna-s, e cila ka treguar kujtimet e saj me të ndjerën.

Më mungon vajza ime dhe Kob-Kob kaq shumë! S’do ta kuptoj kurrë pse dhe si kjo tragjedi mund t’i ndodhte disa qenieve njerëzore aq të mrekullueshme. Ende nuk duket e vërtetë. Kob, ne bëmë më të mirën! Gigi, ti vazhdon ta bësh mamin krenare. Ju duan.“, ka shkruar Vanessa.

Legjenda e NBA-së humbi jetën pasi helikopteri, në të cilin udhëtonte së bashku me të bijën Gianna dhe disa të tjerë u rrëzua teksa po shkonin për në Mamba Sports Academy në Kaliforni. /abcnews.al

Related posts