Njihuni me fshatin më “europian” në Shqipëri/ Ziçishti në Devoll, si një vend kaq i vogël arriti të thyejë tabutë dhe të sjellë civilizimin që ende (nuk) kemi?

Ilnisa Agolli, na udhëton drejt Devollit, një vend që të fton t’i hidhesh në kraharor sapo shkel.

Një natyrë që e ka qëndisur Zoti. Me njerëz mikpritës e bujar që të frymëzojnë. Fshati ku lindi muzika, tradita me kitarë e këngë vijon njësoj dhe sot edhe pse kanë mbetur pak njerëz.

Ziçishti është një fshat i vogël, në këmbë të malit të Moravës, që fushën e bukur me lumin e Devollit në mes, e ka shtruar përpara vetes si sofër të begatë.

Dy janë vlerat më të mëdha të këtij vendbanimi të hershëm, personalitetet e shquara me dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare si: Peshkopi i Korçës(1937-1939) Evllogj Kurila dhe profesor i teologjisë në universitetin e Athinës,

Koste Çekrezi ( 1892-1959) ; ambasadori i parë shqiptar në Washington (1919-1922) diplomat, historian, politikan dhe gazetar, figura e tretë madhore e shqiptarëve të Amerikës, pas Konicës dhe Nolit, dhe i katërti shqiptar që mbaroi Harvardin më  1918-ën.

Këtu ka pesë kisha. Njëra më e bukur se tjetra. Agolli, na i tregon të gjitha në programin “Fshatrat e Shqipërisë”.

Vlera me e madhe janë dhe vajzat e Ziçishti dhe gratë…

Bukuria e tyre, fisnikëria, sharmi dhe kënga e serenatës i ka bërë ato një nga pasuritë më të vyera të fshatit.

Nëse hyn nëpër portat e ziçishtarëve do të gjesh aty një kitarë të varur në mur, që pret. Natyrisht, bashkë me harenë e ushqimin tradicional që të shtrohet tryezës, ku nuk të vjen të ikësh më prej andej. Ndiqe me vëmendje dhe kuptoni arsyet se e vetmja fuqi në këtë botë për të sjellë liri dhe kulturën e tolerancës për civilizimin e popullit është njeriu. Vetëm ai.Top Channel

Related posts