Njoftimi i fundit nga Instituti Meteorologjik i Kosovës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në cilat zona të vendit pati reshje me sasi më të medha të shiut dhe borës.

Sasia më e madhe e reshjeve ka rënë në Rrafshin e Dukagjinit, në mesatare prej 139.8mm.

“Intensiteti i reshjeve në disa vende ka qen shumë i lartë, kështu nga datë 01.01.2021 deri më 12.01.2021 ora 00:00, mesatarisht në Kosovë kanë rënë rreth 117 mm reshje (l/m2). Sasia më e madhe e tyre ka rënë në Rrafshin e Dukagjinit duke përfshi edhe zonën malore, me mesatare prej 139.8 mm. Maksimumi i reshjeve është regjistruar në Junik 196.8 mm dhe Gjakovë 196.1”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Tutje thuhet se më se shumti reshje janë regjistruar në mes datës nëntë dhe dymbëdhjetë janar 2021.

“Më së shumti reshje janë regjistruar mes 09 – 12.01.2021, kështu më datë 09.01.2021, në Gjakovë janë regjistruar 57.4 mm reshje, Dragash 40.3 mm, pastaj më datë 11.01.2021, në Ferizaj 29.5 mm, Istog 22.1 mm, Junik 34.1 mm, Kamenicë 26.3 mm, Pejë 28.7 mm, Prishtinë 27.2 mm, Prizren 35.9 mm, Tugjec 50,1 mm”, thuhet tutje.

IHK gjithashtu bën të ditur se pas reshjeve është rritur niveli i ujit nëpë liqenet akumuluese dhe në shtratet e lumenjve.

Related posts