Nju-Jorku mbulohet nga bora

Qyteti i Nju Jorku-ut sot për herë të parë në këtë sezon u mbulua nga bora. Një borë e lehtë kjo, me një “mantel të hollë” që është ende duke rënë, transmeton albinfo.ch.

Shërbimi Kombëtar i Motit “ka lëshuar një “Snow Alert” që në dimër paralajmëron për ardhjen e një stuhie dimërore. “Kjo është një stuhi serioze”, tha kryetari i Bashkisë.

Derisa qytetarët po shijojnë pamjet me borë, autoritetet amerikane thonë se stuhia e ka përfshirë një pjesë të madhe të shteteve.

Nga ana tjetër, një stuhi dëbore ka shkaktuar kaos në pjesë të bregdetit lindor të SHBA-së. Më shumë se 60 milionë njerëz po përballen me këtë stuhi dimri.

Stuhia pritet të shtrihet nga Kolorado në Maine dhe 14 shtete janë vendosur paralajmërime të rreziku.

Në disa vende pritet të bjerë deri në dy metra (60 cm) dëborë. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka paralajmëruar për “kushte të rrezikshme, në mos të pamundura të udhëtimit” në zonat më të prekura. Bora më e madhe parashikohet të bjerë të mërkurën në mbrëmje.

NWS tha se disa zona do të shohin më shumë borë “në një ngjarje sesa kanë parë të gjithë dimrin e kaluar”. Të paktën dy persona kanë vdekur në Pensilvani pas një përplasje masive të makinave. Policia tha se shumë njerëz u plagosën në përplasjen e cila përfshiu midis 30-60 automjete.

Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar në të gjithë verilindjen.

Sekretarja amerikane për Transportin Elaine Chao paralajmëroi ata që ishin në zonën e stuhisë “të kenë kujdes me lëvizjet e tyre dhe të mos vozisin në kushte të rrezikshme”.

Related posts