Nuk dëgjohet çka flasin por shihet, zyrtari nga Komuna e Podujevës padrejtësisht i pari e prek dhe e sulmon kryetarin Bulliqi, ky i fundit e shtyn me forcë

Gazeta “Express”, ka arritur me rrugët e saja ta sigurojë një pjesë të pamjeve të incidentit në mes kryetarit të Komunës së Podujevës dhe një zyrtarit komunal të kësaj komune Ramadan Zymeri, lajm ky që u përfol dje dhe sot.

Zyrtari në fjalë dje kishte denoncuar kryetarin Bulliqi në polici për ushtrim dhune fizike ndaj tij gjatë një vizite që ishte në ambulancë me nënën e tij.

Por e vërteta del të jetë pak më ndryshe. Në videon e siguruar nga mediumi “Express”, nuk dëgjohet asgjë, në rast se ka pasur apo jo ndonjë ofendim apo alibi se qka e solli një përplasje të tillë.

Në video shifet një gjë jo e zakonshme nga një zyrtarë administrate. Ai shifet se ka tendenca t’i ofrohet kryetarit Bulliqi sa më afër dhe përfundon i pari duke e prekur në fytyrë dhe pastaj edhe duke e sulmuar lehtësisht.

Ndërkoh shifet se kryetari Bulliqi e sulmon i fundit duke e shtyrë atë largë tij.

Mbetet verdikti i policisë si do e përfundoj këtë hesap.

Related posts