Nuk ka kuorum, dështon rezoluta për personat me nevoja të veçanta

Ka dështuar votimi i rezolutës në Kuvendin e Kosovës për personat me nevoja të veçanta.

Kjo rezolutë ishte propozuar nga deputeti i LDK-së, Fetah Rudi.

Në momentin kur duhej të hidhej për votim, të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin vetëm 30 deputetë.

Deputeti Fetah Rudi falënderoj deputetët që kontribuan për këtë temë, kurse kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci tha se kjo rezolutë hidhet nesër në votim.

“Në mungesë të kuorumit për votim, nesër pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, do të hidhet për votim edhe kjo rezolutë”, tha Nagavci.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.