“Nuk mund të hapësh një libër dhe të mos mësosh diçka”, fjalë nga filozofi kinez që ruajnë vlerën dhe fitojnë gjithmonë peshë

Disa mendime dhe mësime të një filozofi kinez të quajtur Konfuci i cili jetoi në vitet 500-400 p.e.s i influencuan shumë njerëz në të kaluarën. Disa nga  mendimet e urta të tij vazhdojnë të kenë peshë edhe sot e kësaj dite e me gjasë edhe për brezat e ardshëm.

Ja disa shprehje nga më të interesantet që ka lënë Konfuci:

– Kudo ku shkon, shko me zemër

-Nuk ka rëndësi se sa ngadal ecën, sa kohë që nuk ndalesh

– Unë dëgjoj dhe harroj. Unë shoh dhe kujtoj. Unë bëj dhe kuptoj

-Studio të kaluarën, nëse do të përcaktosh të ardhmen

-Në një vend të qeverisur mirë duhet të kesh turp nga varfëria. Në një vend të qeverisur keq duhet të kesh turp nga pasuria.

Përpara se ti hysh rrugës së hakmarrjes, hap dy varre

Të shohësh çfarë është e drejtë dhe të mos e bësh, kjo është poshtërsia më e madhe.

Nuk mund të hapësh një libër dhe të mos mësosh diçka

Muzika prodhon një kënaqësi pa të cilën natyra njerëzore nuk do të bënte dot

Kur rritet zemrimi, mendo për pasojat

Lavdia jonë më e madhe qëndron në jo të mos rrëzuarit, por në të ngriturit sa herë që rrëzohemi

-Lëndimet harroi por mirësinë mos e harro kurrë

Ai që lëviz malin, e fillon duke hequr guralec të vegjël

Koha rrjedh si uji në lumë

Mbajë besnikërinë dhe sinqeritetin si parimet kryesore

Dituria e vërtetë është të dish madhësinë e injorancës tënde

Çdo gjë ka bukurinë e vet, por jo të gjithë e shohin.

Related posts