Nuk votohen rekomandimet e Zyrës për Certifikim, Daka shtyn mbledhjen e KQZ-së për dy ore, përfaqësuesi i PDK-së ja përmend Thaçin në mbledhje

Drejtori i Zyrës për Certifikimin e Partive Politike, Yll Buleshkaj, ka rekomanduar që të certifikohen të gjithë kandidatët, duke përfshirë edhe ata që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë probleme me ligjin.

“Ka qenë një proces i gjatë duke i shqyrtu aplikacionet e partive, i kemi pas 1081 nga 25 subjekte politike, finalja është 1075 të gjitha subjektet politike i kanë plotësu kriteret minimale”, tha ai.

Buleshkaj tha se për shkak të konfuzitetit me pikën “q “, të nenit 29 të Ligjit për Zgjedhje të certifikohen të gjithë kandidatët.

Por rekomandimet nuk u votuan dhe Valdete Daka propzoj shtyrjen e mbledhjes për dy orë duke kërkuar dokumente shtesë.

“Kërkesat janë dërgu në institucionet relevante. Është kërku nga subjektet të zëvendësohen anëtarët qe nuk i përmbushin kriteret. Ne nuk e kemi të qartë se kush i përmbushë kërkesat e kush jo. Zyra është ajo që i pranon dokumentet i verifikon klasifikon dhe bënë rekomandim duke respektuar dispozitat e nenit 9”, tha ajo.

“Unë kisha dashtë të na sillen gjitha dokumentet sepse nuk i kemi. E kemi një rekomandim që thotë që të certifikohen gjithë kandidatët”, shtoi ajo.

Në ndërkohë edhe Arianit Elshani anëtar i KQZ-së nga PDK ka kërkuar që të ofrohen më shumë dokumente për rekomandimin e zyrës për certifikimin e partive politike.

“E pash me vëmendje rekomandimin edhe pse ishte kohë e shkurtër për ta trajtuar, dhe besoj që trajtimi i rekomandimit donë kohë. Është mirë t`i kemi edhe dokumentet tjera shkresat përcjellëse, preferoj që t`i kem para vetës të gjitha shkresat të të gjitha institucioneve dhe agjencive në mënyrë që pastaj të vazhdojmë”, tha ai.

Por, ajo që ra në sy ishte edhe fjalimi i përfaqësuesit të PDK-së, Arianit Elshani ku gjatë debatit e sipër përmendi ish -presidentin Hashim Thaqi duke e kontestualizuar çështjen në kohë të ndryshme pa u marrë fare me rekomandimet konkrete.

“ne kemi një betim që e kemi bërë para presidentit Thaqi dhe nifar forme kemi edhe përgjegjësi edhe penale, në anën tjetër kemi dhe duhet të kemi parasysh edhe ligjin i cili është miratuar nga këta që janë deputet”, ka thënë z. Elshani.

Por për qfar betimi i kanë bërë z. Thaqi këta, z. Elshani nuk tregoi, por nuk vonoi shumë dhe znj. Daka e mbylli mbledhjen.

Related posts